Beselidhja e Lezhes vazhdon te zhytet gjithnje e me shume ne fund dhe si rrjedhoje kategoria e pare tashme eshte nje realitet edhe me i prekshem. Ajo eshte mundur me rezultatin e ngushte 1-0 ne tranferte ndaj Orikut.

Fatin e kesaj ndeshje e ka vendosur nje gol i shenuar ne minutat shtese nga ana e futbollistit Thierno Thioub. Kaq ka mjaftuar qe Oriku te marre nje trepikesh me shume vlere duke iu shkeputur tre pike Beselidhjes ne renditje.

Djemte e drejtuar nga trajneri Artan Bano ne fakt jane munduar te rivalizojne fort deri ne fund, duke iu perkushtuar me shume lojes ne mbrojtje dhe si rrjedhoje ka dashur te kenaqet edhe me nje barazim ne kete ndeshje, por kjo nuk ka ndodhur.

Goli i pesuar ne fund ka “djegur” shume ne kampin lezhjan qe detyrohet te pranoje humbjen. Pas javes se 19-te te kampionatit, Beselidhja mbetet e 14-ta (e fundit) ne renditje me vetem 15 pike ndersa me lart saj jane Turbina me 18 pike

Kjo ndeshje eshte gjykuar nga nje tre arbitrash shkodrane me kryesore Bekris Dragushen dhe asistente Jetmir Podgoricen dhe Ardit Çobajn. Po ashtu ne fushe kane qene edhe shume futbolliste shkodrane. Keshtu ne formacionin e Orikut kane qene Olsi Shema dhe Eraldo Dede nderkohe qe Roland Shkreli eshte aktivizuar ne pjesen e dyte, ndersa Kabir Tahiraga ka qene ne stol por nuk ka luajtur.

Ndersa ne formacionin e Beselidhjes kane qene shkodranet e tjere Klejdi Dibra e Samet Hepaj, ndersa ne stolin e rezervave ka qene Brendon Stafa./SHKODRA-SPORT.COM/