Ekipi i Besëlidhjes ne futboll zhvilloi kete te shtune nje ndeshje miqesore duke fituar me rezultatin 3–0 ndaj Kastriotit. Takimi u zhvillua në qytetin e Lezhës dhe shërbeu si një test i rëndësishëm për trajnerin dhe lojtarët, të cilët po punojnë intensivisht për të arritur formën optimale.

Shënuesit e golave për Besëlidhjen ishin, Rraboshta, i cili zhbllokoi rezultatin pas një aksioni të bukur ndërtuar nga mesi i fushës, Akansase, që dyfishoi avantazhin me një finalizim të saktë dhe Ruben Danaj, i cili vulosi fitoren me një goditje të fortë nga jashtë zone.

Pavarësisht se bëhej fjalë për një miqësore, Besëlidhja tregoi një performancë shumë të mirë, me një lojë të organizuar, disiplinë taktike dhe dëshirë të madhe për të fituar. Lojtarët dhanë sinjale pozitive në të gjitha repartet, duke konfirmuar se ekipi po rritet dita-ditës dhe po merr formën e duhur, pas organizimit te ri ne fillim te muajit shtator.

Kjo fitore e pastër është një tjetër dëshmi se Besëlidhja ka potencialin dhe cilësinë për të qenë në nivele më të larta. Loja e zhvilluar ndaj një kundërshtari si Kastrioti tregoi qartë se skuadra lezhjane nuk e meriton të qëndrojë në këtë kategori, por synon të rikthehet aty ku i takon me traditë dhe histori.

Nderkohe per shkak të rikonstruksionit të stadiumit, njoftimi për këtë ndeshje nuk u bë publik më herët, pasi aktualisht po kryhen punime në terren dhe ambientet përreth.

Megjithatë, pavarësisht kushteve, stafi teknik dhe lojtarët po zhvillojnë me përkushtim çdo seancë stërvitore dhe test miqësor, qe ekipi te jete ne gati per rinisjen e kampionatit, i cili eshte nderere pershkak te ndeshjes se kombetares me Serbine.