Gabimi i bere javen e kaluar me barazimin ne shtepi ndaj Sopotit eshte korigjuar diten e sotme me fitoren ne transferte ndaj Erzenit dhe Beselidhja eshte aty ku deshiron te jete, ne krye te renditjes. Ky eshte verdikti pas ndeshjeve te javes se trete te kampionatit te kategorise se dyte.
Lezhjanet jane luajtur ndaj Erzenit ne transferte dhe atyre u ka mjaftuar nje gol i shenuar me 11-metersh nga shkodrani Jasmin Rraboshta per te marre nje trepikesh me shume vlere.
Gjithçka ka ndodhur ne minuten e 19-te te kesaj ndeshje dhe arbitri i takimit Merdanaj ka akorduar nje penallti per miqte. Nga pika e bardhe sulmuesi me shume pervoje nuk ka gabuar duke e derguar topin ne rrjeten e portes se mbrojtur nga Makoundoi.
Pas ketij momenti, rastet nuk kane munguar per te dy ekipet por nuk ka patur gola te tjere dhe si rrjedhoje gjithçka eshte mbyllur me fitoren e ngushte 1-0 ne favor te Beselidhjes. Me trepikeshin e sotem ajo eshte ngjitur ne kuoten e 7 pikeve pas 3 javesh kampionat.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Elvis Plori ka marre nje “dhurate” nga Basania sot e cila mundi rivalin kryesor te saj, Luzin dhe ne kete menyre tashme eshte Beselidhja ajo qe udheheq e vetme renditjen. Nje start i mbare dhe detyra behet me e veshtire sepse ky vend duhet ruajtur deri ne fund.(www.shkodrasport.com)