Besëlidhja edhe këtë sezon nuk ka se si të mos jetë një skuadër me pretendime për në Kategorinë Superiore.
Lezhjanët kanë ruajtur ‘bërthamën” me lojtarët e sezonit të shkuar, ndërsa kanë afruar edhe disa lojtarë cilësorë nga Serbia por edhe shqiptarë të spikatur në Superiore dhe në Kategorinë e Parë.
Besëlidhja ka luajtur një test me skuadrën e Shënkollit që vjet ishte pjesë e Kategorisë së Parë dhe këtë sezon do të luajë në Kategorinë e Dytë.
Besëlidhja ka fituar 0-2 në saj edhe të golave të shënuar nga Ded Bushi apo dhe sulmuesi shkodran Arenc Dibra.
Ky i fundit eshte bashkuar serish me kete ekip pas nje periudhe shkeputje si rrjedhoje e nje demtimi qe ka kaluar dhe tashme duket se eshte rikthyer serish ne nivele te larta dhe do te jete pike referimi per sulmin lezhjan.
Më shumë kjo ndeshje i ka vlejtur lezhjanëve dhe stafit teknik, për të parë harmonizimin e skuadrës në prag të sezonit të ri futbollistik./Vipspor/