Saturday, March 21, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEBesëlidhja kalon pa problem edhe Luzin. Objektivi- kategoria e parë, gjithnjë e...

Besëlidhja kalon pa problem edhe Luzin. Objektivi- kategoria e parë, gjithnjë e më pranë

Besëlidhja ka marrë një fitore bindëse 3-0 në ndeshjen e sotme përballë Luzi i Vogel 2008, duke konfirmuar formën e mirë në kampionat.

Golat e pjesës së parë vendosën fatin e takimit, ku Jasmin Rraboshta zhbllokoi rezultatin në minutën e 13’, ndërsa Antonio Marku dyfishoi në të 29’. Në minutën e 41’, Ardit Hila vulosi shifrat përfundimtare 3-0.

Pjesa e dytë ishte thjesht sa për formalitet dhe trajneri Plori u dha mundësinë edhe lojtarëve të tjerë të kishin disa minuta aktivizim sepse tashmë fitorja ishte e sigurtë ndaj këtij kundërshtarri.

Me këtë fitore, Besëlidhja vijon të mbajë vendin e parë në Grupin A me 45 pikë, ndërsa ndiqet nga Sopoti me 42 pikë. Lezhjanët në këtë mënyrë ecin të sigurtë drejt arritjes së objektivit, ngjitjes një kategori më lart.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments