Saturday, February 14, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEBesëlidhja nuk gabon as ndaj Erzenit. Fiton 2-0 dhe vijon kryesimin e...

Besëlidhja nuk gabon as ndaj Erzenit. Fiton 2-0 dhe vijon kryesimin e renditjes

Lezhjanët e drejtuar nga Elvis Plori nuk kanë gabuar as ndaj Erzenit në ndeshjen e rradhës për kampionat, atë ndaj Erzenit të luajtur pasditen e sotme në stadiumin e qytetit të Lezhës. Besëlidhja ka kontrolluar gjithçka, ka fituar 2-0 dhe ka marrë një trepikësh me shumë vlerë.

Gjithçka është mbyllur që në pjesën e parë, kur janë shënuar të dy golat e kësaj ndeshje. Pas disa tentativave, do të vinte goli i parë në minutën e 31-të që kishte për autor futbollistin Xhulio Mehmeti.

Ndërkohë një minutë para vërshëllimës së arbitrit për t’i dërguar të dy ekipet në dhomat e zhveshjes për pushimin e ndeshjes, do të ishte Gurbanov që do të shënonte edhe golin e dytë dhe të fundit të ndeshjes.

Në 45 minutat e tjera, do të kishte raste nga të dy ekipet, por nuk pati gola të tjerë dhe si rrjedhojë i gjithë takimi është mbyllur me fitoren e Besëlidhjes me shifrat 2-0.

Me këtë fitore ajo ngjitet në kuotën e 33 pikëve duke mbajtur sërish kreun e renditjes edhe pas javës së 13-të të kampionatit, e ndjekur nga Shiroka me katër pikë më pak dhe Sopoti me gjashtë pikë më pak, por me një ndeshje të palujtur ende nga librazhdasit.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments