Skuadra e Besëlidhjes, vitet e fundit ka afruar lojtarë nga Afrika, konkretisht Guinea por edhe serbë apo nga Mali i Zi. Por, ai që ka spikatur më shumë ndër të huajt është mesfushori me tipare sulmuese, Oumar Turad Kamara.

Ky i fundit është vetëm 20 vjeç dhe është një lojtar i cili po bënë diferencën në Kategorinë e Parë. Sezonin e shkuar shënoi 7 gola, ndërsa këtë edicion vazhdon që të jetë lider në Lezhë, ndaj edhe bëhet e ditur se e kanë “prenotuar” ekipet e Superiores në janar. Kujtojmë që në verë u këërkua nga Teuta, Laçi, Kamza e Kastrioti.

Ndërkohë, lezhjanët karhas Oliver Doresë në mbrojtie dhe Isiaga Kamarasë, duket se po aktivizpjnë edhe dy lojtarët që erdhën në ditët e para të shtatorit, po nga Guinea.

Lambert dhe Aboubakar, i pari mesfushor dhe i dyti sulmues nuk janë më shumë se 20-vjeçarë dhe në Lezhë duket se dun që të ndjekin rrugën e Kamarasë dhe Sidibesë, të cilët janë bërë pjesë e Superiores./vipsport/