Kampionia e Shqiperise ka nisur dje pergatitjet per ndeshjet e Liges se Kampioneve te Europes dhe ajo qe ka rene ne sy ka qene mungesa e disa prej lojtareve qe mbyllen sezonin e kaluar. Por nese per disa mungesat kane qene te justifikuara, nuk ka ndodhur keshtu me mesfushorin Ardit Toli.

Lojtari ka refuzuar të vijë në stërvitje dhe ka çuar klubin në gjyq. Palët do të përballen në gjykatë, e cila pritet të marrë një vendim gjatë ditëve në vazhdim. Historia mes tyre është e thjeshtë.

Toli pretendon se ka firmosur një kontratë dyvjeçare, ndërsa Tirana pretendon se ka një kontratë 2+1 me opsionin që bardheblutë brenda një kohe të caktuar mund të aktivizojnë rinovimin. Toli thotë “jo” dhe në këto kushte rruga e vetme është gjyqi.

Ne kete menyre dalin edhe njehere ne skene problemet e klubeve shqiptare me kontratat teksa drejtuesit i vene ne siklet lojtaret me ato çfare jane shkruar aty dhe si rrjedhoje palet perfundojne neper gjykata.

Toli ka qene njeri prej lojtareve me te rendesishem te mesfushes se Tiranes sebashku me Limajn dhe Totren, por kjo treshe duket se do te prishet dhe me shume mundesi drejtuesit duhet te mendojne per te gjetur zevendesuesin e tij.