Besëlidhja do të luajë ditën e sotme një ndeshje shumë të vështirë në shtëpinë e vet në Lezhë ndaj Apolonisë së Fierit. Lezhjanët vijnë në këtë takim pas dy humbjeve rradhazi, fillimisht me Tomorin dhe më pas me Luzin.
Të dyja këto disfata ishin në transfertë. Ndërkohë që, ditën e sotme, Besëlidhja kërkon fitoren e parë nën drejtimin e trajnerit të ri, Nikolin Çoçlli, pavarësisht se do të ndeshen me një kundërshtar të fortë ndër vite në Kategorinë e Parë, por jo vetëm.
Kujtojmë këtu se, për lezhjanët luajnë edhe dy futbollistë shkodranë, pikërisht kapiteni Klejdi Dibra dhe mesfushori Samet Hepaj, që të dy pjesë shumë e rëndësishme e këtij ekipi.
Ndërkohë, ndeshja Besëlidhja-Apolonia do të luhet ditën e sotme në Lezhë, duke filluar nga ora 13:00 dhe pritet padyshim një trepikësh i lezhjanëve për t’u shkëputur nga vendet e fundit të renditjes.
Maringlen ZHIVANI