Akademia e Vllaznisë ka zhvilluar këtë të dielë në fushën “Reshit Rusi” me tre grupmoshat e saj, U-13, U-14 dhe U-15 ndeshjet e rradhës në kampionatin kombëtar të futbollit për moshat. Kështu, bilanci i skuadrave të Vllaznisë në këto tre ballafaqime ka qenë dy fitore dhe një humbje.

Në javën e 11-të të kampionatit, ekipi U-13 i Akademisë Vllaznia ka rregjistruar një fitore të thellë ndaj Dinamos. Vllaznia U-13, e drejtuar nga trajneri Brikeno Bizi, ka mundur me rezultatin 4-1 ekipin e 13-vjeçarëve dinamovitë. Për fitoren e kësaj ndeshje kanë menduar Shabi, J. Golemi, Cakaj dhe Lekaj, të cilët duke shënuar me golat e tyre, i kanë dhënë tre pikët e rradhës Vllaznisë U-13 në këtë kampionat. Pas kësaj fitoreje, ekipi i 13-vjeçarëve kuqeblu renditet në vendin e tetë në tabelën e klasifikimit, në kuotën e nëntë pikëve, në nëntë ndeshje të luajtura deri më tani.

Poashtu, një tjetër fitore në javën e 11-të të kampionatit për Akademinë Vllaznia është rregjistruar edhe nga ekipi U-14. Kuqeblutë, të drejtuar nga trajneri Arben Parmeza mundën me me rezultatin e ngushtë 1-0 Akademinë e Futbollit. Për fitoren e kësaj ndeshje ka menduar Bega, i cili duke shënuar golin e fitores, i jep tre pikët e rradhës Vllaznisë U-14 në këtë kampionat. Pas kësaj fitoreje, 14-vjeçarët kuqeblu renditen në vendin e tetë në tabelën e klasifikimit në kuotën e 10-pikëve në 11-ndeshje të luajtura deri më tani.

Ndërkohë, e vetmja humbje në këto ndeshje për ekipet e Akademisë Vllaznia është rregjistruar tek skuadra U-15, ku ekipi kuqeblu është mundur nga Akademia e Futbollit, madje me shifra të thella, 1-5. Kjo ndeshje, ashtu si edhe të gjitha ndeshjet e tjera, është luajtur në fushën “Reshit Rusi”.

Golin e vetëm për Vllaznia U-15, që drejtohet nga trajneri Fatjon Hasani, ka arritur ta shënojë Flavio Fusha në pjesën e dytë të ndeshjes. Pas kësaj humbjeje, Vllaznia U-15 renditet në vendin e tetë në tabelën e klasifikimit, në kuotën e 11-pikëve në 10-ndeshje të luajtura deri më tani. /Maringlen ZHIVANI/

U-13: Vllaznia-Dinamo 4-1

Golat për Vllaznia U-13: Shabi 8’, J. Golemi 47’, Cakaj 62’, Lekaj 70’

Formacioni i Vllaznia U-13: Shpuza, Fjerçe, R. Golemi, Delaj, Luka, Shabi, Lekaj, Brahimi, Cakaj (u aktivizua: J. Golemi) Tr: Brikeno Bizi


U-14: Vllaznia-Akademia e Futbollit 1-0

Goli për Vllaznia U-14: Bega 30’

Formacioni i Vllaznia U-14: Ndoj, Kraja, Thana, Bega, Hoxha, Jukaj, Lisaj, Dukaj, Dautovi, E. Lulaj, Ramçaj (u aktivizuan: Krymbi, P. Lulaj, Selimi, Juka, Preka, Kavaja, Haxhija) Tr: Arben Parmeza


U-15: Vllaznia-Akademia e Futbollit 1-5

Goli për Vllaznia U-15: F. Fusha 60’

Formacioni i Vllaznia U-15: Mehmeti, Moleci, Hebovija, Geci, Prendi, I. Fusha, F. Fusha, Hoxha, Shurbani, Vukaj, Seferaj (u aktivizuan: Ndoj, Jubani, Valikaj) Tr: Fatjon Hasani