Vllaznia ka zhvilluar pasditen e sotme miqësoren e saj të pestë gjatë kësaj përgatitoreje. Ajo I ka kthyer vizitën skuadrës së Besëlidhjes me të cilin kishte luajtur një javë më parë në Shkodër dhe ishte ndarë në barazim 1-1. Dje ka qenë tjetër histori. Tjetër formacion dhe tjetër rezultat. Këtë herë 0-0 megjithatë ka qenë një ndeshje e papërfunduar. Arsyeja ka qenë gjykimi I njëanshëm sipas drejtuesve të Vllaznisë, I ndeshjes nga ana e gjyqtarit Pjetrushi. Ai nuk ka akorduar dy 11-metërsha të pastër në favor të tyre në minutat e fundit të ndeshjes dhe në shenjë proteste ndaj këtij arbitrimi, trajneri Duro, në minutën e 80-të e ka tërhequr skuadrën nga fusha e lojës ende pa mbaruar ndeshja duke mos pranuar ta çojë atë deri në fund. Në fakt, një gjë e tillë është edhe logjike duke pasë parasysh se ishte thjesht miqësore dhe gjyqtarët në të tilla ndeshja nuk kanë nevojë të bëhen protagonistë.

Besëlidhja- Vllaznia 0-0
(ndërprerë më minutën e 80-të)
Besëlidhja: Xhika, Shytani, Kepi, Danaj, Pepa, K. Dibra, Gruda, Ziri, Beqiri, Çutra, A. Dibra. Tr : S. Meta. U aktivizuan Shyti, Malasi, Gega, Noka.
Vllaznia: Vujadinoviç, Kraja, Osmani, Semina, Begaj,Smajli,  Belisha, Nallbani, Bardulla, Hajdari, Guri.tr: Sh. Duro. U aktivizuan Dragoi, Shtubina, Hysa.
Gjyqtarë: R. Pjetrushi, G. Koka, P. Simoni

www.shkodrasport.com