
Federata Shqiptare e Futbollit duket se e ka vendosur. Hapja e kampionatit të ri do të bëhet të premten më datë 24 gusht me kryendeshjen e javës së parë, atë Vllaznia- Skënderbeu. Luajnë kampionët në fuqi të vendit dhe një prej sfidantëve të tyre për sezonin e ri. sigurisht që nuk ka ndeshje më të bukur për të bërë ceremoninë e hapjes së kampionatit dhe për më tepër, në një tempull futbolli sicc është “Loro Boricci”. Megjithatë në klubin shkodran ende nuk kanë marrë zyrtarisht asnjë njoftim për këtë gjë, drejtues të tij thonë se nëse është vendosur që ndeshja ndaj Skënderbeut të shërbejë edhe si hapësja e kampionatit, ato do të projektojnë një festë vërtetë të madhe. Fakti që luhet në fund të gushtit, do të thotë se do ketë edhe shumë tifozë sepse në Shkodër vazhdojnë të jenë present edhe shumë emigrant nga ky qytet që kanë ardhur me pushime pranë familjeve të tyre. Duke qenë larg Vllaznisë, sigurisht që u mungon kjo skuadër dhe nuk do t’ia lejojnë vetes gabimin për të mos e ndjekur “live” nga stadiumi këtë super-sfidë. Po ashtu, klubi kuqeblu ka ndër mend të zhvillojë edhe një ceremoni shumë interesant në prag të kësaj ndeshje të parë megjithatë detaje të tjera nuk bëhen të ditura për momentin.
www.shkodrasport.com