Me shume vuajtje megjithate ne fund ia doli te qendronte ne kategorine e pare. Veleçiku vetem ne ndeshjen play- out arriti te mbijetonte duke mbetur ne kete kategori dhe padyshim qe ky eshte nje lajm i mire per koplikasit.

Duke folur per “sportekspres.com” trajneri Besnik Duli ka dhene dhe arsyet qe sipas tij çuan ne kete pike kete skuader. Ne prononcimin e tij ai eshte shprehur:

“Veleçiku vuajti përvojën. Si debutues në Kategorinë e Parë pas katër vitesh, në Koplik u ndërtua një skuadër për të qëndruar në këtë kategori. Ky ishte synimi kryesor, i cili u arrit edhe nga gërshetimi i përvojës me të rinjtë. Në dy fazat e para u dhanë frytet reale”.

Nderkohe per sezonin e ardhshem, trajneri Duli eshte shprehur: “Për sezonin tjetër, Veleçikut i nevojitet një formatim ndryshe, me lojtarë më cilësorë për Kategorinë e Parë. Së bashku me klubin, kemi menduar të mbledhim edhe lojtarët vendas që janë larguar në skuadra të tjera, si Ymeraj, Rustemaj, Hepaj e Hasaj. Do ndërtojmë një skuadër më dinjitoze për Kategorinë e Parë”.