Sherif Kallaku është një nga lojtarët më në formë të Vllaznisë në këtë edicion, teksa po udhëheq shkodranët drejt ëndrrës së madhe të titullit kampion.
Ndërkohë i ftuar në studion e emisionit “Mega Sport”, trajneri Ditmar Bicaj, zbuloi një prapaskenë interesante në lidhje me mesfushorin, duke deklaruar:
Kallakun e njoh shumë mirë, përveç se e kam pasur në ekip, kam edhe shumë shoqëri personale me atë. Ka qenë shumë pranë transferimit në verë te Teuta, por është ndjerë i ofenduar nga drejtuesit e Teutës, sepse nuk mori ofertën që donte.
Dëshira ka qenë e Kallakut, pastaj u tregua Vllaznia më e shkathët ja ka plotësuar të gjitha kërkesat që e mori. Edi Martini ja dinte vlerat, e kishte në Durrës. Pa Kallakun, Vllaznia humbet shumë shkëlqim”, deklaroi Bicaj.


