Pas disa momenteve të mira në kampionat, volejbollistët e Vllaznisë rikthehen tek humbja. Pasditen e sotme ata janë mundur 2-3 në kryeqytet nga Tirana në një sfidë shumë përcaktuese. Ka qenë një ndeshje me shumë emocione por që në fund i ka bërë të buzëqeshin bardheblutë.

Kanë qenë ata që kanë fituar setin e parë 25-17 dhe po ashtu edhe të dytin 22-22 duke e çuar numrin e tyre në shifrat 2-0. U duk se ndeshja do të mbaronte shpejt por jo. Shkodranët fitojnë setin e tretë 25-21 dhe hapin ndeshjen. Për më tepër që fitojnë edhe të katërtin 25-22 duke barazuat gjithçka dhe duke e çuar ndeshjen në set final. Në këtë të fundit, ka qenë Tirana që është treguar më e saktë dhe ka fituar 15-11 duke marrë edhe fitoren e krejt ndeshjes me shifrat 3-2. Ka qenë një humbje që mund t’i penalizojë volejbollistët e Vllaznisë për ecurinë e tyre të mëtejshme në kampionat megjithatë ka ende shumë garë deri në fund.

© shkodrasport.com

https://www.facebook.com/Federata-Shqiptare-e-Volejbollit-464497177072676/