Pavarësisht humbjes 0-1 në miqësoren e sotme ndaj Vllaznisë B, trajneri i ekipit të parë të kuqebluve Ernest Gjoka është dukur i pashqetësuar nga rezultati i kësaj ndeshje testuese sepse sipas tij, qëllimi për të cilin u realizua ajo, u arrit. “Ishte një ndeshje që nuk kishte rëndësinë e një miqësoreje, por për të shikuar më nga afër lojtarë të ekipit të “Vllaznisë B”, të cilët mund të na vlejnë.

Dhe në fakt sot më shumë spikatën futbollistët e këtij ekipi. Por gjithsesi, jam i kënaqur ekipin ne pjesën e parë. Nisur edhe nga mbingarkesa e kësaj jave, lojtarët i bënë mirë detyrat e ngarkuara. Mendoj se kemi zhvilluar një takim ku ekipi ka bërë mirë detyrat si në fazën mbrojtëse e po ashtu edhe sulmuese. Nuk ka për mua rëndësi rezultati por ajo që ne kishim synim nga kjo miqësore. Nuk kam emra për të evidentuar e për të theksuar se kush kush mund të afrohet tek ekipi ynë nga “B”-ja. Gjithsesi ne kemi krijuar bindjet tona”.- eshte shprehur ai.
© shkodrasport.com