Për shkak të kalendarit të ngjeshur, në kampin kuksian nuk ka kohë për të “qarë” humbjen e thellë me Partizanin, ndaj menjëherë ka nisur puna për sfidën e radhës me Vllazninë, ku kërkohet edhe reflektimi dhe autokritika e skuadrës.

Në drejtimin e stafit teknik lojtarët kanë zhvilluar një seancë të plotë stërvitore dhe me ngarkesën e duhur. Kreshnik Bahtiri dhe Shqiprim Taipi ishin dy futbollistët, të cilët kanë munguar në seancën e djeshme, teksa stafi mjekësor po punon për riaftësimin e shpejtë të dy lojtarëve.

Takimi ndaj Vllaznisë do të luhet të hënën, më 7 mars, në stadiumin “Elbasan Arena” në orën 16:45. Një përballje interesante, pasi të dyja ekipet ndodhen në të njëjtën kuotë pikësh, por për golavarazh më të mirë, janë shkodranët ata që renditen të tretët.

Kukësi-Vllaznia shikohet edhe si një duel për biletën e tretë europiane përmes renditjes në kampionat. Shkodranet ne fakt jane me te avantazhuar sepse kane edhe nje tjeter mundesi per te shkuar ne Europe kane edhe Kupen, ndersa kukesianet jo.