Teuta do të luajë nesër sfidën e javës së 24-të të Superligës ndaj Egnatia. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Arena Egantia” dhe do të nisë në orën 13:45. Kampionët në fuqi të Teutës kanë mbyllur ditën e sotme përgatitjet për këtë takim, ndërsa do të kenë 4 mungesa të rëndësishme.

Jackson Ferreira, Florent Avdyli, Filip Ivanovic dhe Rubin Hebaj nuk do të jetë të gatshëm për ndeshje e nesërme. Lajmi konfirmohet nga vetë Teuta përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa bëjnë me dije se kanë mbyllur përgatitjet për sfidën ndaj Egnatias si dhe ka konfirmuar 4 mungesat për nesër.

Postimi i Teutës:

Teuta ka mbyllur pak çaste më parë përgatitjet për ndeshjen ndaj Egnatias, e cila do të zhvillohet të hënen në “Arena Egnatia”.

Nën drejtimin e trajnerit Renato Arapi ekipi zhvilloj pasdite një seancë të karakterit tekniko-taktik ku stafi dha direktivat e fundit. Jackson Ferreira, Florent Avdyli, Filip Ivanovic dhe Rubin Hebaj do të jenë mungesa e vetme për ndeshjen javës së 24-të të kampionatit.