Ne historine e futbollit shkodran ka patur shume emra te cilet kane lene gjurme me lojen dhe golat e tyre dhe njeri prej tyre eshte edhe Zija Halluni. Sulmuesi i viteve ’50-’60 i Vllaznise, i cili diten e sotme na ka dhene lamtumiren ne moshen 85 vjeçare.

Shkodranet e kane percjelle per ne banesen e fundit duke i bere te gjitha nderimet e duhura njeriut qe u pat dhuruar shume buzeqeshje e gezime me golat qe shenonte ne portat kundershtare.

Zija Halluni ka lindur ne Shkoder me 2 janar te vitit 1937 dhe ne rini do te merrej me futboll duke u aktivizuar fillimisht me ekipin e pare te Vllaznise, ndersa me pas, ne vitet 1956-1958 do te behej pjese e Partizanit gjate periudhes se sherbimit ushtarak.

Do te rikthehej me pas serish ne Shkoder per t’u bashkuar me Vllaznine duke luajtur me te deri ne vitin 1963 dhe gjate ketyre viteve do te spikaste me lojen dhe golat e tij. Ndonese ka luajtur ne rolin e “alos” se djathte, ai eshte shquar si nje nga golashenuesit me te mire te ekipit ne ato vite.

Me rastin e ndarjes se tij nga gazeta, gazeta “Shkodra Sport” i shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes Halluni per humbjen e njeriut te saj te dashur, por edhe klubit Vllaznia per ndarjen nga jeta te nje pjestari dinjitoz te tij.
Gjergj KOLA