Korabi-Pogradeci është një nga dy sfidat e ditën së nesërme në Kategorinë e Parë të vlefshme për javën e 22-të. Së bashku me Maliqi-Tomori, janë dy ndeshjet e mbetura të kësaj jave që planifikuar për t’u zhvilluar nesër në orën 14:00.

Korabi-Pogradeci rrezikon të shtyhet për shkak se stadiumi i Korabit është mbuluar totalisht me borë dhe është e pamundur që të zhvillohet një ndeshje futbolli.

Ashtu si pak muaj më parë edhe këtë herë, sfida e Korabit në shtëpi mund të zhvillohet për një datë tjerë.

Për momentin nuk ka ende një njoftim zyrtar nga ana e skuadrës dibrane dhe as nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit.