Në fillimin e sezonit dhe deri pak ditë më parë, futbollisti më i shtrenjtë i Vllaznisë në tregun e futbollistëve është konsideruar maqedonasi Filip Gligorov që nga faqja e njohur “transfermarkt” verësohej 400 mijë euro.

Por specialistët e kësaj faqe duket se e kanë konsideruar gjysmën e parë të sezonit të tij me Vllazninë jo shumë pozitive, ndoshta edhe për shkak të dëmtimeve të njëpasnjëshme që ka kaluar dhe prandaj vlera e tij aktuale vlerësohet 248 mijë euro.

Në vend të parë ndërkohë nga futbollistët e Vllaznisë ka kaluar portieri Alen Sherri që vlerësohet 270 mijë euro. Mosha e tij e re padyshim që është prioritet në vlerësimet e kësaj faqeje dhe për këtë arsye, ai tashmë është futbollisti më i shtrenjtë i Vllaznisë.

I dyti pra është Gligorov dhe të njëjtën vlerë me të kanë edhe Shtubina e Ramadani, vlerësohen me nga 248 mijë euro secili. Lista vijon me Ardit Krymin që renditet i pesti me vlerë kartoni 225 mijë euro dhe i gjashti është Erdenis Gurishta me vlerës 203 mijë euro.

Lista vijon me Renato Malotën dhe Arsid Krujën ku secili vlerësohet me nga 180 mijë euro dhe 10-shja plotësohet me Gilman Likën dhe Herald Markun që vlerësohen nga 158 mijë euro.

Në total, Vllaznia aktualisht ka një vlerë prej 3.08 milionë euro dhe renditet në vendin e shtatë në mes skuadrave të Kategorisë Superiore.

Ja 10 lojtarët më të shtrenjtë aktualisht të Vllaznisë:

1. Alen Sherri 270 mijë euro

2. Filip Gligorov 248 mijë euro

3. Ndriçim Shtubina 248 mijë euro

4. Behar Ramadani 248 mijë euro

5. Ardit Krymi 225 mijë euro

6. Erdenis Gurishta 203 mijë euro

7. Renato Malota 180 mijë euro

8. Arsid Kruja 180 mijë euro

9. Gilman Lika 158 mijë euro

10.Herald Marku 158 mijë euro
© shkodrasport.com