Diten e sotme jane zhvilluar ndeshjet e fundit te fazes se pare te kampionatit te futbollit te femrave dhe Vllaznia ka fituar me rezultatin e thelle 14-0 ndaj ekipit te Skenderbeut.

Ne perfundim te kesaj faze, Vllaznia kryesone e vetme renditjen e kampionatit me 28 pike, e ndjekur nga Apolonia me 26 pike dhe Tirana e vendit te trete me 25 pike.

Ajo qe te ben pershtypje tek ecuria e skuadres shkodrane eshte numri i madh i golave te shenuar prej saj. Ne 10 ndeshjet e luajtura deri me tani, ajo ka shenuar plot 103 gola, qe do te thote nje mesatare prej 10.3 golash per ndeshje.

E nese Vllaznia eshte “zjarr” ne manovren sulmuese, krejt ndryshe eshte situata ne lojen mbrojtese te saj. Ne 10 ndeshje ajo ka pesuar vetem 2 gola deri tani dhe mbase edhe ato aksidentale. Lojtaret qe i kane shenuar me shume siguri do te jene shume te lumtura sepse nuk ndodh rralle t’i shenosh kesaj skuadre.

E para qe i ka shenuar Vllaznise kete kampionat ka qene futbollistja e Apolonise Valentina Troka ne javen e peste nderkohe qe e dyta ka qene futbollistja e Teutes Anisa Kaçorri ne humbjen e skuadres se saj 1-18 ndaj Vllaznise.

Te mos harrojme qe Vllaznia e femrave ka zhvilluar edhe dy ndeshje te vlefshme per Kupen e Shqiperise kete sezon teksa ka fituar fillimisht 7-0 ndaj Murlanit dhe me pas 6-0 ndaj Partizanit. Ne kete menyre ne total ekipi shkodran ka zhvilluar deri tani 12 ndeshje dhe ne total ka shenuar 116 gola te shenuar dhe vetem 2 te pesuar. Nje bilanc vertete magjik i kesaj skuadre!