Partizani nxori biletat dje në shitje biletat për duelin me Vllazninë, ndërsa ora 16:30 është e përshtatshme për ditën e diel.

Për sfidën e së dielës shfaqet interes i lartë nga tifozët miq. Vllaznia do të ketë kështu mbështetje të zjarrtë nga shkallët e stadiumit, ndërsa kryeson kampionatin me po aq pikë sa Elbasani.

Një ndihmë për kuqeblutë do të vijë nga tifozët shkodranë që jetojnë në Tiranë. Sfida në “Arena e Demave” mes dy skuadrave luhet për herë të parë në vitin 2025.

BILETAT- Partizani ka ruajtur çmimet e mëparshme. Bileta më e lirë sigurohet me 300 lekë, ndërsa më e shtrenjta kushton 3000 lekë në tribunën VIP. Në sektorët A dhe B mund të sigurohen me 1000 lekë. Çmimi 500 lekë mbetet për sektorët e tribunës përballë, me përjashtim të sektorit C3.