Do te luhet neser ne oren 15:00 ne stadiumin e qytetit te Laçit, ndeshja ne mes skuadres vendase dhe asaj te Vllaznise, e e vlefshme per javen e katert te “Abissnet Superiore”. Per kete perballje, formacioni kuqeblu serish do te kete serish mungesa.

Madje ka qene vete trajneri Memelli qe gjate konferences se sotme per shtyp ka bere te ditur se do te mungoje mbrojtesi Marko Juriç. Ai ka ndjere nje shqetesim pas ndeshjes me Partizanin dhe si rrjedhoje stafi teknik nuk ka deshire te rrezikoje.

Behet fjale per nje kontraktim muskulor dhe duke qene se Juriç vinte pas nje terheqje, eshte vendosur te behet kujdes dhe te lihet pushim per sfiden ndaj Laçit. Vete trajneri ka bere me dije se ne fushe ne vend te tij do te jete nje 20 vjeçar.

I pyetur nga gazetaret nese ky “20 vjeçar” ishte Pusi, ai eshte shprehur: “Do ta shohim neser se kush do te jete”. Ne fakt per qendren e mbrojtjes te gatshem jane 21 vjeçari Gledjan Pusi dhe 20 vjeçari Flori Spahija.

Megjithate “Shkodra Sport” meson se stafi e ka marre vendimin dhe ne qender te mbrojtjes neser perkrah Stojanoviç do te jete shtatelarti Pusi i cili luajti ne kete pozicion edhe 20 minuta ne ndeshjen e para dy javeve ndaj Erzenit, ku madje pas nje goditje kendi, tronditi traversen e portes shijakase./SHKODRA-SPORT.COM/