Ecuria e mire e Vllaznise sivjet ka bere per vete jo vetem shkodranet (sepse kjo dihet) por edhe kundershtare te betuar te saj.

Ajo qe ka bere pershtypje kohet e fundit eshte se deputeti socialist Taulant Balla disa here ne reagimet e tij ka lavderuar Vllaznine per menyren si po luan.

Sot nderkohe, ai ka qene ne Elbasan per te ndjekur perballjen Kukesi- Vllaznia, duke qene ne krah te presidentit kukesian Safet Gjici te cilin e ka mik, por nderkohe nuk ka ngurruar te takoje edhe tifozet shkodrane.

E tregon edhe kjo foto me njerin prej tyre. Balla nuk ka ngurruar te drejtoje gishtin drejt logos se Vllaznise ne fanellen qe tifozi shkodran mban te veshur.

E çuditshme ne fakt kjo “dashuri” per Vllaznine, por mbase kjo ndodh ngaqe kete vit do te kete edhe zgjedhje, megjithate shpresojme te jete nje “dashuri” e sinqerte, per nga menyra si kuqeblute po luajne ne fushen e lojes.