Prej rreth një viti e gjysmë është larguar nga Partizani, por ende të kuqtë nuk e kanë një si ai, që kur ishte në fushë e gjithë skuadra ndjente siguri.

Eneo Bitri në verë u transferua në formë huazimi te Krakovia në kampionatin polak, ku po bën mjaft mirë dhe po luan si titullar. Në një intervistë për “Panorama Sport”, ish-kapiteni i kuq tregon për të ardhmen e tij dhe analizon Partizanin e sivjetshëm. Ai shprehet se ka ardhur momenti që skuadra të tregojë fytyrën e vet të vërtetë. Beratasi parashikon një finale të madhe mes Vllaznisë dhe të kuqve si dy ekipet më të forta, sipas tij.

“Partizani e dominoi pjesen e pare te ndeshjes ndaj Vllaznise, por ne te dyten ndodhi ndryshe. Megjithate une mendoj se ajo eshte nje skuader qe i ka kualitetet per te dominuar ndaj çdo kundershtari ne Superiore.

sipas logjikes time, ne “Final 4″ kemi per te pare formen e vertete te te kuqve, nderkohe qe si rivalin me te rrezikshem te tyre shoh Vllaznine dhe prandaj e mendoj nje finale ne mes ketyre dy skuadrave ne fund te kampionatit dhe padyshim qe deshira ime eshte te fitoje Partizani”- eshte shprehur ai./www.shkodrasport.com/