Bledar Devolli, ish trajneri i disa skuadrave të ndryshme komentoi finalen e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia-Skënderbeu. Sfida e luajtur në “Air Albania” u mbyll me fitoren e shkodranëve 1-0 që rikthyen në Shkodër Kupën pas 13 vitesh pritje. I ftuar në emisionin “Skaner”, Devolli u shpreh se Vllaznia nuk bëri një lojë të mirë në finale.

“Mendoj se Teuta e meritoi kampionatin. Të 4 skuadrat e kishin në duar titullin kampion. Vllaznia e meritoi Kupën, për sezonin e shkëlqyer që ka bërë.

Nëse nuk do kishte oshilacionet e fazës së tretë, do kishim një përfundim tjetër të kampionatit. Skënderbeu priste nga prapa dhe aktivizonte në lojë vetëm dy sulmuesit. Prisja një ndeshje shumë më të bukur.

Duke parë Vllazninë e kampionatit, unë si tifoz prisja një Vllazni më të bukur. Sot nuk më pëlqeu ajo që pashë te shkodranët. Unë flas si një tifoz që kam paguar biletën dhe u futa në stadium.

Vllaznia edhe po të fitonte kampionatin, nuk kishte vjedhur asgjë. Vllaznia ishte favoritja në këtë ndeshje, por doja të shikoja një lojë më të bukur.”, u shpreh Devolli./newsport