HomeKRYESOREBlerja e katërt thuajse e kryer, Reali pa “frena” në merkato

Blerja e katërt thuajse e kryer, Reali pa “frena” në merkato

Ferland Mendi, pritet të jetë blerja e katërt e Realit, këtë merkato, pas Militao, Hazard dhe Joviç.

Siç raporton “AS”, Reali ka gjetur gjuhën e përbashkët me Lionin, për shifrën prej 48 milionë eurosh, dhe lojtari pritet të bëjë vizitat mjekësore te mërkurën, ku do të bëhët dhe zyrtarizimi.

24-vjeçari luajti këtë sezon plot 44 ndeshje, ku shënoi tre gola dhe dhuroi tre asist.

Reali duket se ka bërë një hyrje shumë të fortë në merkato, pasi që në muajn qershor është gati të bëjë blerjen e katërt.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments