Në ndeshjet e para nuk e ka patur aspak të vështirë ndërtimin e formacionit sepse dilemat për 11-shen titullare ndaj Laçit, Bylisit dhe Tiranës mund të kenë qenë në një apo dy pozicione.

Për trajnerin e Vllaznisë Mirsad Jonuz dilemat do të shtohen duke filluar që nga ndeshja e ardhshme, ajo që do të luajë në Durrës ndaj Teutës vendase.Ardhja e mbrojtësit ugandez Godfrey do të bënte që ky lojtar “të privatizonte” krahun e majtë të mbrojtjes nisur nga eksperienca shumë e madhe që ai ka.

Në këto rrethana, maqedonasi Gligorov do të kalojë në të djathtin aty ku i padiskutueshëm është Gurishta aktualisht, megjithatë njëri do të përfundojë në stol.Ashtu siç ka përfunduar edhe maqedonasi tjetër, qendërmbrojtësi Ristevski ngaqë Shehi po luan mirë përkrah Malotës.

Sakaq, kalimi i dëmtimit për Ramadanin do të thotë se edhe ai do një vend në formacion, por kush do të përfundojë në stol ende nuk është e qartë.

Edhe Herald Marku kërkon më shumë minuta, ashtu siç pritet tashmë të luajnë si titullarë rregullisht edhe tre brazilianët Hygor, Emerson e ëenderson apo dhe moldavi Cojocaru.

Të njëjtën gjë mund të pretendojë edhe pjesa tjetër e skuadrës sepse Lekaj e Ruqi në ato minuta që kanë luajtur në këto ndeshje të para, kanë treguar vlera, e bashke me ta edhe pjesa tjeter e lojtareve.

Për të gjitha këto, trajneri Jonuz ka jo pak shqetësime megjithatë për të e rëndësishme është që në çdo ndeshje t’i ketë të gatshëm të gjithë lojtarët në mënyrë që Shtubina të mos detyrohet të luajë në mbrojtje dhe Gurishta të kalojë nga krahu i djathtë në të majtin.
© shkodrasport.com