Pritet që Kukësi të jetë i privuar nga afrimet e fundit të merkatos, me Longon që për momentin nuk i ka llogaritur titullarë si Shkurtajn edhe Gligorovin, pasi kanë vetëm tri ditë stërvitje me skuadrën.
Vetëm Musta do ta nisë nga minuta e parë, i cili zë vendin e Ndrecës të dënuar për arsye kartonësh.
Sakaq, mungesë do të jetë edhe Milunoviç, i cili u dëmtua ndaj Dinamos dhe mbetet për t’u parë se sa larg fushave do të qëndrojë.
Mesfushori mori një dëmtim në pupël dhe aktualisht po bëhen analizat e nevojshme për të parë shkallën e dëmtimit, ku edhe rrezikohet mbyllja e sezonit.
Kukësi – Tafas; Musta, Lulaj, Marku, Bytyçi; De Lukas, Hila, Sh.Taipi; Gj. Taipi, Basha, Feizhao. Trajner: Diego Longo.
![Screenshot 2021-12-04 at 13-05-30 Kukësi kërkon “tris” fitoresh, Kastrioti tenton pikët për mbijetesë, ja si rreshtohen sku[...]](https://www.shkodrasport.com/wp-content/uploads/2021/12/Screenshot-2021-12-04-at-13-05-30-Kukesi-kerkon-tris-fitoresh-Kastrioti-tenton-piket-per-mbijetese-ja-si-rreshtohen-sku....png)






