Erjon Bogdani sot është 43 vjeç dhe prej disa vitesh i ka dhënë fund futbollit të luajtur. Por, ai ka ende ëndrra të mëdha në lidhje me futbollin, tani madje ato kanë lidhje me Italinë.
Ne intervisten e tij per mediat italiane, ai ka folur edhe per dy futbollistet shkodrane, Marash Kumbulla dhe Erald Lakti.
Ju e njihni mirë Kumbullën. Deri ku mund të mbërrijë ai djalosh?
Kur isha trajner i Kombëtares U-19, shkova në Veronë të flisja me Kumbullën që luante me të rinjtë e Veronës. Ai, për fat të keq, nuk luajti në atë ndeshje sepse ishte i dëmtuar, por fola me drejtorin sportiv të tyre dhe trajnerin. Me mua ka luajtur disa ndeshje te Kombëtarja U-19, edhe pse ishte nën moshë.
Ai ka pasur një rritje të pabesueshme gjatë viteve të fundit dhe të mendosh që nuk ka luajtur asnjëherë në Serinë B. Sezonin e kaluar shkëlqeu me Veronën dhe tani po ia del mjaft mirë te Roma. Ta kesh atë në fushë të jep besim dhe duket më i madh për moshën që ka.
Ju keni trajnuar disa te rinj te Shqiperia. Kush mund te luaje tjeter ne Seria A?
Erald Lakti, djaloshi i datelindjes 2000, i cili eshte edhe kapiten i te rinjve te Fioretines. Klubi e ka dhene ne huazim, por ka cilesi te mira per te qene nje “xhol” ne mesfushe sepse luan si anesor, qendror, por edhe fantazist. Di te veproje mire kur e ka topin ne kembe.