Luan sezonin e tij te trete me Vllaznine dhe paraqitjet e tij pergjithesisht kane qene te mira, çka ka bere qe ai te kthehet ne nje pike te rendesishem per formacionin e kuqebluve.

E kemi fjalen per portierin Bojan Zogoviç, per te cilin ndeshja e sotme ka qene e nje rendesie te veçante. Kjo sepse nje sfide e tille ishte e 100-ta per te me fanellen kuqeblu ne te gjitha kompeticionet ku ka luajtur (kampionat, kupe, superkupe dhe ndeshje europiane).

Nje moment i tille kuptohet qe e ka lumturuar shume malazezin 33 vjeçar, per me teper qe sot porta e tij mbeti e paprekur dhe Vllaznia mori nje barazim me shume vlere ndaj ekipit kampion ne fuqi te vendit.

Nderkohe, kjo ngjarje e shenuar per numrin 28 te saj, nuk ka kaluar pa u evidentuar edhe nga ana e vete klubit shkodran qe i ka bere nje urim te veçante ne faqen zyrtare ku shkruan:

“Ndeshja e sotme ndaj Tiranës ka qenë e 100-ta për portierin tonë Bojan Zogoviç në të gjitha kompeticionet zyrtare me ekipin e Vllaznisë. Padyshim që ky është një moment shumë i lumtur për të, por edhe për klubin tonë dhe i urojmë njëkohësisht të tjera paraqitje dinjitoze me fanellën kuqeblu”./SHKODRA-SPORT.COM/