Pas barazimit 1-1 ndaj Universitateas se Krajoves, e gjithe vemendja e mediave apo dhe e tifozeve u perqendrua tek forma shume e mire qe tregoi Lorik Boshnjaku, tek aktivizimi shpresedhenes i Rejan Alivodes, apo dhe zevendesimet e trajnerit Josa ne pjesen e dyte qe dhane edhe efektin e vet.
Por ne fakt eshte “harruar” ose anashkaluar nje faktor tjeter qe ka qene po kaq i rendesishem sa keto te mesipermit, madje ndoshta me shume nga te gjithe ato. E kemi fjalen per formen e shkelqyer te portierit Bojan Zogoviç.
Gjate gjithe ndeshjes ka qene perfekt me lojen e tij dhe e mbajti ne loje Vllaznine me pritjet e bera, ashtu siç ishte shume prane edhe pritjes se 11-metershit te ekzekutuar nga Ivan ne fundin e pjeses se pare.
33 vjeçari ka nisur ne kete menyre nje tjeter sezon te suksesshem. Vitet kalojne por per te nuk kane ndikim. Perkundrazi, Zogoviç nga ndeshja ne ndeshje po behet gjithnje e me i mire.
Karriera e tij po perjeton kulminacionet, shoqeruar me dy Kupa te fituara, me kalimin e nje turi vjet ne Kupat e Europes dhe pse jo kjo histori te mos perseritet edhe te enjten ne Krajove. Zogoviç do jete serish aty, per te bere detyren e tij ashtu si duhet./SHKODRA-SPORT.COM/