Opinion nga Jetmir Kuçi

Shumë persona mendojnë se sporti i boksit është i lidhur vetëm me agresivitetin duke injoruar të mirat që mund të sjedh boksi për organizmin e njeriut. Në rradhë të parë desha të theksoja faktin që boksi ka fituar simpati dhe po përdoret kudo në një formë të re, jo vetëm për biznes, por më shumë po përdoret për fitness, për stërvitje. Shumë të rrinjë dhe të reja po e përdorin “sweet science” për të qënë në një formë të mirë sportive dhe gjithashtu për të hequr stresin e përditshëm dhe për të rritur më shumë konfidencën me botën që i rrethon.
Lindë pyetja pse boksi? Dhe përgjigjja është shumë e thjeshtë: Sepse vetëm boksi mund të të afroj një stëvitje komplekse dhe të gjithë anëshme e cila do të sjedh si rezultat rezistencë, qëndrushmëri, forcë, kordinacion, aerobik, fitnes dhe një formë të shkëlqyer sportive. Të gjithë personat që kanë ushtruar sportin e boksit si në shkallë profesionale ashtu edhe në shkallë amatore ose edhe thjeshtë për tu mbajtur në formë kanë parë rezultatet pozitive dhe një ndryshim të përgjithshëm si në pamjen e jashtëme fizike por gjithashtu edhe në shëndetin e tyre brenda një kohe të shkurtër. Boksi ndihmon shumë në humbjen e peshës trupore dhe mund të bëj të mundur që të djeg rreth 500-1000 kalori në një orë, që asnjë lloj sporti tjetër nuk mund ta jap këtë rezultat. E di që dikush nuk mund ta besoj, por mos harroni faktin që ju jeni në lëvizje gjithë kohën dhe të gjithë muskujt dhe shqisat tuaja janë në aktivitet të vazhdueshëm dhe nën presion gjë që ndihmon në një stërvitje intensive gjë që i jep mundësi zemrës të punoj 75-80 % nën ngarkesë dhe kjo përmirëson metabolizmin dhe njëkosishtë kapaciteti juaj kardiovaskular do të rritet jashtëzakonisht. Vetëm boksi lejon stimulimin e të gjithë grupeve të muskujve duke kombinuar stërvitjen aerobike(me oksigjen) dhe atë anaerobike(pa oksigjen). Ju do të mbeteni shumë të mahnitur se si stërvitja e boksit do të bëj të mundur perfeksionin e muskujve të barkut, të shpinës dhe të të gjithë trupit duke i dhënë muskujve tuaj formën e përkryer. Njëkohësisht, stërvitja e boksit përmirëson në mënyrë të dukshme kujtesën, aftësinë e të menduarit për vetë faktin se në trurin e sportistit rritet qarkullimi i gjakut. Janë këto të mira fizike dhe mendore që sporti i bukur i boksit është pranuar gjerësishtë nga shoqëria e sotme modern.
Pra të mirat që sjedh boksi në drejtimin e formës fizike janë:

1) Bën rritjen e qëndrushmërisë së sistemit muscular të trupit.
2) Rrit në mënyrë të ndjeshme shpejtësinë dhe elasticitetin fizik.
3) I jep muskujve tonifikimin e duhur.
4) Bën të mundur humbjen e peshës trupore në një kohë të shkurtër.
5) Rrit rezistencën e organizmit.
6) Rrit fleksibilitetin dhe reflekset e muskujve.
7) Rrit dhe përmirson sistemin kardioviskolar.
8) Përmirson sistemin kordinativ dhe ekuilibrin e trupit.