Nga Gjergj KOLA

Per boksierin shkodran Kristian Demaj nuk ka pushim. Pas fitores se arritur gati dy jave me pare ndaj turkut Koeksal Orduhan, ai do te ngjitet serish ne ring.

Do ta beje kete gje mbremjen e 25 nentori ne Berlin ku do te ndeshet me nje kundershtar i cili jo shume larg ne kohe eshte ndeshur me nje nga boksieret me te mire te Botes, Tyson Fury.

Perballe shkodranit Demaj ne kete ndeshje do te jete gjermani Tom Schwarz. 29 vjeçari qe aktualisht mban vendin e 101-te ne Bote, ka nje bilanc shume te pasur ne karrieren e deritanishme ne boksin profesionist. Ai ka zhvilluar 29 ndeshje ne karrieren e tij.

Nga keto ka fituar plot 28, nga te cilat 19 me KO dhe humbur vetem 1, edhe ate me KO, pikerisht dy vjet me pare ndaj nje emri te madh te boksit boteror si Tyson Fyru. Kjo do te thote se do te jete nje sfide shume e forte, per te cilen Demaj ka kohe qe ka nisur pergatitjet.

Sigurisht qe ai do te tentoje fitoren e cila do te ishte e shtata per te ne nente ndeshje ne boksin profesionist, nga te cilat dy i ka fituar me nokaut, nderkohe qe ka edhe dy humbje. Kristian Demaj para ndeshjes se 25 nentorit aktualisht renditet ne vendin e i 181-te ne bote./SHKODRA-SPORT.COM/