Ne finalen e sotme nuk ia ka dale te fitoje dhe si rrjedhoje boksieri shkodran Kristian Jubani eshte renditur ne vendin e dyte duke u shpallur nenkampion Europe ne kampionatin te 14 vjeçareve qe po zhvillohet ne Maribor te Sllovenise.

Ne ndeshjen finale te peshes -40 kg, ai ka patur perballe nje kundershtar shume te forte, ukrainasin Mykhailo Sydorenko. Ndonese Jubani eshte munduar te beje me te miren e tij, nuk ia ka dale te fitoje dhe ne fund gjyqtaria i ka dhene fitoren Sydorenkos.

Megjithate specialistet e shumte kane vleresuar se tepermi nivelin e boksierit qe ka perfaqesuar per here te pare Shqiperine, Kristian Jubani. Siç kemi bere te ditur, ai eshte lindur dhe rritur ne Irlande, por ka shfaqur deshiren te perfaqesoje vendin tone ne keto gara te rendesishme dhe ne fakt e nderoi flamurin shqiptar qe ne kete Europian.

Ai ka fituar tre ndeshje ne kete kompeticion. 5-0 fitoi ndeshjen e parë me malazezin Nikola Rajçeviç. Në turin e dytë mund përsëri 5-0 kampionin e Sllovakisë, Marcus Martinik, ndërkohë që në duelin e tretë përballë kampionit të Gjermanisë Aron Rakk, fiton 4-1.

Kristian Jubani ne kete menyre tregoi se eshte nje e ardhme e sigurte e boksit shqiptar dhe me siguri qe ne te ardhmen nuk do te na mungojne serish medaljet prej tij.
Gjergj KOLA