Sunday, February 22, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREBoksieri shkodran që përfaqëson Irlandën- Kristian Jubani, shpallet kampion i Europës për...

Boksieri shkodran që përfaqëson Irlandën- Kristian Jubani, shpallet kampion i Europës për 17 vjeçarët

Boksieri me origjinë nga Shkodra- Kristian Jubani, dy ditë më parë është shpallur Kampion i Europës për 17 vjeçarët. Ai është ngjitur në podium duke varur në gjoksin e tij medaljen e artë e cila në fakt shkon për vendin ku ka lindur- Irlandën dhe jo Shqipërinë.

Dy vjet më parë ai u pat shpallur nënkampion i Europës me 14 vjeçarët dhe duke përfaqësuar Shqipërinë. Por më pas, gjërat nuk dihet pse ndryshuan dhe si rrjedhojë, Kristiani vendosi të përfaqësonte vendin ku ka lindur- Irlandën.

Dhe titulli i Kampionit të Europës për grupmoshën U17 shkon pikërisht për këtë vend. Një zgjedhje kjo e tij dhe e familjes, megjithatë edhe Shkodra dhe Shqipëria kanë kënaqësinë që ai ka arritur një sukses të tillë.

Në finalen e peshës -50 kg të Europianit U17 që po zhvillohet në Keinbaum të Gjermanisë ai është ndeshur me rumunin Denis Aurel Alexandrescu dhe gjyqtarët kanë qenë të mendimit se Jubani e meritoi fitoren dhe si rrjedhojë e kanë shpallur atë fitues. Një sukses i madh dhe po ashtu edhe një gëzim i madhe për të dhe familjen e tij nga Shkodra.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments