Wednesday, January 21, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREBologna bën gati ofertën e radhës për Kristjan Asllanin

Bologna bën gati ofertën e radhës për Kristjan Asllanin

“Saga” Kristjan Asllani vazhdon të mbetet një nga temat më të nxehta të merkatos së dimrit. Emri i mesfushorit kuqezi qarkullon pothuajse në çdo media sportive, ndërsa interesimi për të vjen nga një numër i madh skuadrash të Serie A, me përjashtim të ekipeve “big”.

Pas Fiorentinës, Parmës, Sassuolo-s dhe Genoa-s, klubi i radhës që ka shfaqur interes konkret është Bologna. Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për një rikthim të pistës emiliane, pasi Bologna kishte kërkuar informacion për Asllanin edhe gjatë verës. Në atë periudhë, mesfushori zgjodhi të mos e marrë në konsideratë ofertën, duke preferuar transferimin te Torino.

Sot situata ka ndryshuar ndjeshëm. Asllani e di se nuk është më në planet e Torinos, por në të njëjtën kohë nuk gjen hapësira as te Interi, klub që mban kartonin e tij. Eksperti i njohur i merkatos, Gianluca Di Marzio, raporton se Bologna e ka futur sërish emrin e Asllanit në listën e objektivave, veçanërisht pas largimit të Sulemana-s, i cili u rikthye te Cagliari.

Në këto kushte, drejtuesit e Bologna-s janë të detyruar të ndërhyjnë në merkato për të përforcuar mesfushën. Klubi emilian shihet si një destinacion i përshtatshëm për Asllanin, edhe për faktin se këtë sezon garon në Europa League.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments