Klenton Përndreu, është një nga futbollistët që i shtohet listës të futbollistëve që aktivizohet në kampionatin qipriot. Prej tre vitesh 28 vjecari aktivizohet me skuadrën e Superligës qipriote Akritas Chlorakas. Karriera e tij sportive ka ardhur gjithnjë e në rritje.

Në moshën gjashtëvjecare bashkë me familjen largohet për një jetë më të mirë në Greqi. Pas disa vitesh aktivizimi me sukses në skuadrat E Athinës, në moshën 17 vjeçare nënshkruan një kontratë bashkpunimi me klubin Bristol City, për të kaluar më pas në kampionatin skocez ku aktivizohet me HIberbain.

Performanca e djaloshit me keto skuadra ka qenë mbresëlënëse duke berë të mundur dhe hapin e madh duke kaluar në premier league me Crystal Palace, ku qëndroi për tre vite rradhazi. Aktivizimi i tij prej tre vitesh me skuadrën qipriote është eksperienca e rrradhës për 28 vjecarin pukjan.

“Akritas Chlorakas është skuadra ku aktivizohem prej tre vitesh dhe kam 100 ndeshje që aktivizohem rregullisht me të. Ajo është një skuadër e re, e përbërë me futbollistë të rinj që për momentin nuk kanë eksperiencën e duhur. Pavarësisht pozicionit që ka aktualisht në renditje (është e fundit), jam optimist se do ta kalojmë këtë situatë jo të mirë ku ndodhemi aktualisht”-shprehet për gazetën Shkodra Sport, Klenton Përndreu, që është njëkohësisht dhe mbajtësi i shiritit të kapitenit te skuadra qipriote.

Si cdo futbollist dhe 28 vjecari pukjan Përndreu, ëndërron që dhe ai, një ditë të veshë dhe bluzën e kombëtares. Rreth këtij argumneti 28 vjecari pukjan pohon se ka pasur konktakte me drejtues të federatës por asnjë herë nuk ka patur ftesë për të qenë pjesë e skuadrës kuqezi.

“Deshira e cdo futbollsti ashtu si dhe e imja është që një ditë të vesh bluzën e kombëtares. Disa kohë më parë kam patur disa kontakte por asnjë herë ftesë konkrete. Shpresoj që një ditë të jem pjesë e sajë që dhe unë të komtribuoj në ekipin kombëtar, të përfaqësoj vëndin tim dhe të bëj krenar familjen time”- shprehet mes të tjerash pukjani Përndreu.

Në fund të prononcimit të tij ndalet dhe te ndeshjet e kampionatit shqiptar. “Ndeshjet e kampionatit shqiptar i ndjek dhe kam konstatuar se ajo ka shumë cilësi. Vllaznia është një skuadra që e kam mbështetur qysh në moshë të vogël dhe kënaqem në ëdo rezulatat pozitiv që ajo arrin”- mbyll prononcimin e tij kapiteni 28 vjeçar pukjan i “Akritas Chlorakas”.
Nderim GOCI