Vllaznia e futbollit te femrave eshte krenaria e Shkodres dhe e Shqiperise per arritjet e jashtezakonshme qe ka bere ne arenen nderkombetare duke rritur lart emrin e vendit tone, me pjesmarrjen e saj ne fazen e grupeve te Liges se Kampioneve te Europes.
Ajo nderkohe vazhdon te fitoje ne kampionatin shqiptar dhe te ece e sigurte drejt titullit te 10-te kampion rradhazi. Vllaznia ne fushe ne fakt nuk po njeh kundershtare, por keta te fundit i ka jashte fushe.
Madje edhe ne vete Federaten Shqiptare te Futbollit. Edhe sot, ashtu si dhe disa here te tjera gjate ketij viti dhe jo vetem, institucioni qe duhet te jete i paanshem, ne fakt nuk eshte i tille. Njerezit qe punojne ne sektorin e medias te pakten prane tij, po bejne disa veprime qe nuk u shkojne aspak per shtat.
Diten e sotme, ne fshf.org eshte publikuar informacioni ne lidhje me ndeshjet e javes se 11-te te kampionatit dhe titulli i lajmit padyshim qe nuk e kishte ne fokus Vllaznine. “Tirana mposht Kinostudion në derbi, Laçi triumfon ndaj Kukësit”- shkruhej aty.
Mbase menduam qe ndoshta nuk u bente me pershtypje qe Vllaznia fiton dhe brenda ne shkrim do ishte ndryshe, por jo. Shkrimi niste kuptohet me komentin e ndeshjes te skuadres se vendit te dyte- Tiranes duke i bere jehone fitores 6-0 ndaj Kinostudios. Normalisht qe keshtu u intereson, ndersa pas saj shkruhej per skuadren e vendit te pare, Vllaznine dhe fitoren e saj 13-0 ndaj Teutes!!!
Diçka qe nuk shkon dhe padyshim qe i duhet thene STOP! Kjo sepse nuk eshte hera e pare qe ndodh nje gje e tille. Para pak ditesh FSHF realizoi nje spot sensibilizimi per 8 marsin ku pjesmarrese ne te ishin futbolliste te ekipeve te ndryshme, por edhe arbitre.
Dhe kush ishin protagonistet e spotit? Realizuesit e spotit vetem per nje sinkron kishin perdorur futbollistet e Vllaznise, ndonese ato tashme i njeh edhe Europa, ndonese jane pjesa me e rendesishme edhe e kombetares shqiptar. Por a e dini se kush jane perzgjedhur si imazhe per kete spot? Ne 5 fraksione te tij perzgjidhen lojtare te ekipit te Tiranes, ne 4 te tjera te Partizanit.
A mund te kete ndodhur rastesisht edhe kjo? Ne nuk mendojne se çdo gje eshte e rastesishme. Edhe brenda institucionit te Federates, duhet te kete nga ato persona qe kane bere e po bejne çmos per ta ndalur kete Vllazni qe “po prish” kampionatin sipas tyre.
Ne fakt, FSHF dhe i gjithe futbolli shqiptar duhet t’i thote FALEMINDERIT ketij ekipi qe i ka nderuar dhe kurrsesi nuk duhet nençmuar ne kete menyre. Nuk eshte aspak faji i Vllaznise qe i fiton ndeshjet me 12 apo 13 gola, madje mund t’u beje edhe 30. Faji eshte i Federates qe nuk gjen zgjidhje per te rritur nivelin e futbollit te femrave ne vendin tone, nivel qe per fat te keq po vjen duke rene nga viti ne vit./SHKODRA-SPORT.COM/