“Djelmnia shkodrane” U17 eshte ndalur me nje barazim 0-0 ne ndeshjen e rradhes per kampionatit, ate ndaj ekipit SH.S “Pepa” te Elbasanit, luajtur paraditen e sotme ne kompleksin sportiv “Zmijani” dhe qe ka qene e vlefshme per javen e javen e 17-te.

Me kete barazim, skuadra e drejtuar nga trajneri Arber Shytani nuk ka arritur dot te perfitoje nga barazimi i Flamurtarit, skuadres me te cilen ndante vendin e dyte ne renditje dhe si rrjedhoje te dy keto ekipe kane serish nga 32 pike ne tabelen e renditjes.

Ne ndeshjen e sotme ndaj ekipit te Pepes, “Djelmnia” ka patur shume raste shenimi, por lojtaret e saj nuk kane arritur dot t’i konkretizojne dhe si rrjedhoje, gjithçka eshte mbyllur pa gola ne perfundim te kesaj ndeshje.

Pas javes se 17-te, “Djelmnia shkodrane” U17 ka grumbulluar 32 pike dhe mban vendin e dyte me golaverazh me te mire se Flamurtari qe ka po aq pike, nderkohe qe ne vend te katert eshte KF Shkodra me 31 pike./SHKODRA-SPORT.COM/

DJELMNIA SHKODRANE U17- SH.S PEPA 0-0

DJELMNIA SHKODRANE U17: Tahiri, Kakini, Lesha, Delaj, Plangaj, Zhuri, Brojaj, Çezma, Doçaj, Uldedaj, Ndrevashaj. Trajner Arber Shytani. U aktivizua edhe Bregu