Laçi ka arritur ta fitoje me rezultat te thelle “derbin” me ekipin e Kukesit ne ndeshjen e vlefshme per javen e 11-te te kampionatit kombetar te futbollit te femrave. Vajzat e drejtuara nga trajneri Elis Legata kane fituar me shifrat 5-0 ndaj kundershtareve te tyre ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne fushen sportive te Barbullushit.

Siç dihet, vertete keto dy ekipe sot mbajne emrat “Kukesi” dhe “Laçi” por ato jane dy ekipet shkodrane, “Murlani” dhe “Atletik” dhe duke qene “derbi” kuptohet qe gjithmone ka rivalitet, por duhet thene se me largimet e shumta qe ka patur ekipi i pare, ai eshte dobesuar se tepermi.

Kjo eshte shfrytezuar si duhet nga Laçi (Atletik) qe ka shenuar pese gola njeri pas tjetrit. Njera prej protagonisteve kryesore te ketij suksesi ka qene futbollistja Samela Markaj qe ka shenuar tre gola ne pjesen e pare te ndeshjes.

Po ne kete pjese do te shenonte edhe futbollistja tjeter Erilda Kurbasha, ndersa ne pjesen e dyte nuk do te mungonte edhe goli i kapitenes Fabiola Caka qe do te kompletonte fitoren e thelle te skuadres se saj.

Me suksesin e sotem, Laçi eshte ngjitur ne kuoten e 13 pikeve dhe ka kaluar Teuten ne renditje duke i marre asaj vendin e gjashte. Trajneri Legata e shprehu edhe pak dite me pare ne prononcimin e tij per “Shkodra Sport” se objektivi do jete per t’u renditur ne gjashteshen e pare dhe per momentin ky eshte i arritur, por duhet ruajtur deri ne fund, pse jo per te ngjitur edhe ndonje shkalle tjeter ne renditje./SHKODRA-SPORT.COM/

KUKESI- LAÇI 0-5

Shenuese: Samela Markaj 10′, 29′, 36′, Erilda Kurbasha 27′, Fabiola Caka 69′

KUKESI: A. Rraboshta, Avullija, Toma, Prendi, Nika, G. Rraboshta, Tahiri, Smajli, Meta, Ndoci, Vasa. U aktivizuan edhe Kasemi e Dini.

LAÇI: Preçaj, Stalaj, Papaj, Markaj, Caka, Kurbasha, Krasniqi, Ndoci, Bajraktari, Shpella, Reshiti. U aktivizuan edhe Sufaj e Gerbeti.