Marash Kumbulla ka kaluar nga “hero” në “zero” te Roma. Pas golit në Europa League, mbrojtësi shqiptar e ka nisur nga minuta e parë me Sasuolon.

Por mbrojtësin shqiptar e kanë lënë nervat në fushën e blertë.

Ai ka goditur me shkelm Berardin që ndodhej në tokë.

Pas rishikimit të pamjeve në VAR, arbitri e ndëshkoi me karton të kuq dhe dha penallti për Sasuolon, që shkoi kështu në avantazhin 1-3.