Ishte menduar qe te kryhej sot, por gjithçka eshte shtyre per diten e neserme. E kemi fjalen per nderhyrjen kirurgjikale te futbollistit te Vllaznise Esat Mala, i cili u demtua ne ndeshjen e djeshme ndaj Partizanit duke thyer klavikulen.

Ka qene vete fizioterapisti i Vllaznise Ilirjan Haxhaja ai qe ka postuar sot ne rrjetet sociale nje foto me Malen te shtruar ne nje nga spitalet private te kryeqytetit dhe po ashtu edhe me kirurgun qe do te beje nderhyrjen.

Behet fjale per Dr. Kenan Bayrakci i cili eshte me shume ne kete fushe dhe ka marre persiper nderhyrjen kirurgjikale. Ajo do te behet paraditen e neserme dhe sigurisht qe te gjithe kane besim se gjerat do te shkojne ashtu si duhet per futbollistin nga Prizreni.

Nje demtim qe erdhi ne momentin me te mire te karrieres se tij, por futbolli i tille eshte, ka edhe te papritura dhe Males i duhet ta provoje nje te tille. Ky demtim sigurisht qe do ta lere jashte fushave te blerta per kohe te konsiderueshme teksa minimumi do jene 6 jave qe do t’i duhet per rikuperim./SHKODRA-SPORT.COM/