Thursday, July 23, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORERregulli i ri i FSHF-së e vendos Vllazninë përballë një sfide, deri...

Rregulli i ri i FSHF-së e vendos Vllazninë përballë një sfide, deri tani vetëm binjakët Uldedaj plotësojnë ‘kriterin’

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Sezoni 2026-2027 i Abissnet Superiore do të nisë me një rregull të ri të miratuar nga FSHF, i cili detyron çdo skuadër të aktivizojë nga minuta e parë të paktën një futbollist shqiptar të lindur në vitin 2007 ose më vonë. Ky lojtar duhet të luajë të paktën 45 minuta, ndërsa nëse zëvendësohet para përfundimit të pjesës së parë, ai duhet të zëvendësohet me një tjetër futbollist që plotëson të njëjtat kritere.

Në të kundërt, skuadra do të detyrohet të vazhdojë ndeshjen me një lojtar më pak deri në përmbushjen e këtij detyrimi. Për Vllazninë, ky ndryshim sjell një situatë mjaft të veçantë. Aktualisht, të vetmit futbollistë me kontratë profesioniste që përmbushin kriterin e moshës janë binjakët Uldedaj, Sokoli dhe Simoni, të cilët pritet të kenë një rol shumë më të rëndësishëm gjatë sezonit të ri.


Ndërkohë, emra si Ara, Tafili dhe Kubazi nuk mund të llogariten për këtë rregull, pasi janë më të vjetër se kufiri i përcaktuar nga FSHF. Kjo do të bëjë që drejtuesit e klubit të mendojnë për firmosjen e kontratave edhe me futbollistë të tjerë të rini si Amer Kthupi, Erman Pishtari e Alevio Ndoj të cilët prej dy muajsh janë duke u stërvitur me ekipin e parë.

Përpos tyre mund të jenë edhe lojtarë tjerë të cilët mund të jenë me kontrata dhe janë pjesë e ekipit “B”. Në këtë drejtim, tek Vllaznia duken të qetë dhe mendojnë se një vendim i tillë për aktivizimin me detyrim të futbollistëve të rinj, do të jetë në të mirën e klubeve.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments