Thursday, July 23, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PAREEKSKLUZIVE/ Sulmuesi i Shirokës firmos me Besëlidhjen, lezhjanët blejnë kartonin e tij

EKSKLUZIVE/ Sulmuesi i Shirokës firmos me Besëlidhjen, lezhjanët blejnë kartonin e tij

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Sulmuesi nigerian Gabriel Olamide Ogungbire është zyrtarisht futbollist i Besëlidhjes. “Shkodra Sport” ka mësuar se lojtari ka firmosur kontratën me klubin lezhjan, ndërsa është mbyllur edhe marrëveshja mes Besëlidhjes dhe Shirokës për transferimin e tij, me dy klubet që kanë rënë dakord mes tyre.

Olamide largohet nga Shiroka pas një sezoni shumë të mirë në Kategorinë e Dytë, ku u shndërrua në pikën kryesore të repartit ofensiv të skuadrës. Sulmuesi 23-vjeçar realizoi 15 gola gjatë kampionatit, duke u renditur ndër golashënuesit më të mirë të Kategorisë së Dytë dhe duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve shqiptare.

Pas paraqitjeve bindëse me fanellën e Shirokës, Besëlidhja vendosi të investojë një shumë të konsiderueshme për afrimin e tij, duke e konsideruar një përforcim të rëndësishëm për sezonin e ri. Klubi lezhjan beson se Olamide do të jetë një nga armët kryesore në repartin ofensiv në objektivin për të zhvilluar një kampionat sa më konkurrues.

Me këtë lëvizje, Shiroka humbet një nga futbollistët e saj më të spikatur të sezonit të kaluar, ndërsa Olamide tashmë është gati të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij me fanellën e Besëlidhjes.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments