Kampionati i kategorise se pare po behet gjithnje e me i bukur. Dje u ndal Flamurtari kryesues ne Puke duke humbur ndaj Terbunit, ndersa sot ka humbur edhe Dinamo e vendit te dyte.

Një ndeshje spektakolare ishte ajo e Kategorisë së Parë. Apolonia arriti të fitonte me shifrat 2-3 ndaj Dinamos. Miqtë kaluan në avantazh që në minutën e 7 me anë të Anthony.

Shifrat u barazuan nga Marku në të 30. Do të ishte sërish Apolonia që gjeti avantazhin me anë të Omerit në minutën e 66, nga 11-metrat. Dikson gjeti sërish ekuilibrin te Dinamo në të 72-ten minute.

Goditja e fundit mbërriti për kryeqytetasit nga Francis në minutën e 84-te, duke vendosur historinë e takimit. Kështu Apolonia merr një fitore emocionuese, ndërsa Dinamo ndodhet me 3 pikë më pak se Skënderbeu kryesues, ndersa ne vend te dyte eshte Flamurtari me 35 pike.