U mendua se do te ishte golaverazhi ai qe do te percaktonte se cila skuader ne mes Pogradecit dhe Elbasanit do te ngjitej ne kategorine e pare ne fund te sezonit, por duket se deri atehere ka edhe shume jave dhe si rrjedhoje mund te kete shume zhvillime.

Dhe ne fakt keshtu ka ndodhur diten e sotme, kur Pogradeci eshte ndalur ne transferten e Delvines ne nje barazim pa gola, nderkohe qe Elbasani ka fituar ne transferte me Maliqin me shifrat e thella 6-1.

Keto rezultate kane bere qe tashme skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Stojku te jete e vetme ne krye te renditjes me 39 pike ndersa Pogradeci i drejtuar nga shkodrani Samuel Nikaj mbetet ne vendin e dyte tashme me 37 pike.

Duhet thene se replikat ne mes dy tifozerive, por edhe drejtuesve te ekipeve kane qene te shumta kohet e fundit dhe kjo ka krijuar nje klime jo shume miqesore ne mes dy qyteteve, por ndoshta nisur nga debatet, futbollistet kane “harruar” te bejne ashtu si duhet detyren e tyre ne fushen e lojes.

Nje gje e tille u konstatua diten e sotme tek Pogradeci qe nuk arriti dot te fitonte ndaj ekipit te Delvines. Megjithate kuptohet qe ne kete mes kane ndikuar edhe mungesat e shumta qe ka kjo skuader si rrjedhoje e pezullimit te 7 lojtareve nga Komisioni i Disiplines prane FSHF-se./SHKODRA-SPORT.COM/