Nje gol i sulmuesit Vildan Kaçubela i ka mjaftuar Murlanit per te marre nje fitore me shume vlere ne ndeshjen e rradhes per kampionat, ate te luajtur ne fushen e tij ndaj ekipit te Bulqizes.

Pasditen e sotme djemte e drejtuar nga trajneri Vahedin Pepaj kane fituar me rezultatin e ngushte 1-0 ndaj ekipit te Bulqizes. Por duhet thene se ka qene nje fitore e veshtire per t’u arritur, pavaresisht se Murlani e ka dominuar lojen.

Goli ka vonuar te dale ne drite dhe vetem 10 minuta para fundit te ndeshjes, eshte shenuar nga ana e Kaçubeles i cili i jep ne kete menyre nje fitore me mjaft vlere ekipit te tij.

Me kete fitore KF Murlani i ka marre vendin e tete Bulqizes duke u ngjitur tashme ne kuoten e 10 pikeve dhe duke iu larguar ne njefare menyre fundit te tabeles se renditjes./SHKODRA-SPORT.COM/


MURLANI- BULQIZA 1-0

Shenues: Kaçubela ’80

MURLANI: Çaku, Temja, Çomo, Sekja, Trianoski, Hila, Djepaxhia, Kaçubela, Lekaj, Noronha. B.Hasaj. Trajner Vahedin Pepaj. U aktivizuan edhe Ramja, Cubi, Keshtejaku e Qerpiku.