Javet kalojne dhe Vllaznia e femrave afrohet gjithnje e me shume me titullin e 10-te kampion. Pasditen e sotme ajo ka marre fitoren e rradhes duke mundur me rezultatin e thelle 13-0 ne ndeshjen e vlefshme per javen e 11-te te kampionatit e cila eshte luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi”.

Vajzat kuqeblu nuk e kane patur aspak te veshtire ta fitojne kete ndeshje teksa ne pjesen e pare ka shenuar 5 gola, ndersa 8 te tjere jane shenuar ne te dyten, duke kompletuar ne kete menyre kete fitore te thelle.

Ajo madje mund te kishte qene ne shifra edhe me te medha dhe kur ke parasysh faktin qe Vllaznia luajti me disa lojtare te reja ne formacion. Pas javes se 11-te, Vllaznia vazhdon te kryesoje e vetme renditjen e kampionatit me pike te plota 33 pike.

Ekipi shkodran i ka fituar te 11 ndeshjet e luajtura deri tani, nderkohe qe per t’u veçuar eshte golaverazhi i saj, me 80 gola te shenuar dhe asnje gol te pesuar./SHKODRA-SPORT.COM/


VLLAZNIA- TEUTA 13-0

Golat: Franja 2, Doçi 6, Kodra, Vruçaj, Gjini 2, Mustafaj

VLLAZNIA: Raxhimi, Ndoci, Vuksani, Gjergji, Vruçaj, Alijaj, Mustafaj, Franja, Kodra, Gjini, Doçi. Trajner Nikolin Leka. U aktivizuan edhe Synaj, Shporaj, Blinishta